Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti nesër me ftesë të presidentit Erdogan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Gjatë takimit që do të mbahen në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.