Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot drejt Turqisë pas tërmetit 7.8 të shkallës Rihter që goditi një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë.
Kreu i qeverisë shprehu ngushëllime për të vdekurit, si dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkroi Rama në Twitter.
Një tërmet 7.8 i shkallës Rihter ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke lënë të vdekur me qindra persona. Tërmeti ka qenë një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe ka shkaktuar lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur dhe duke dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa.