/

LDK rithekson se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar rreth pranimit të propozimit evropian nga Albin Kurti.

Ata kanë thënë se ripërsërisin edhe njëherë qëndrimin e LDK-së, ku nuk duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen për Kosovën.

“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, thuhej në komunikatë.

LDK kërkojnë raportim të kryeministrit Kurti në Kuvend për dialogun

“LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin.”, thuhej tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.