Erdogan shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca, pas tërmetit të fuqishëm që la të vdekur mbi 5 mijë të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Ai tha se Turqia po i shpalli 10 provincat ku ndodhi tërmeti si zona fatkeqësish, teksa shtoi se shpejt do të përfundojnë proceset presidenciale dhe parlamentare.

“Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe të mëvonshme studimet mund të kryhen shpejt”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të martën, shkruan CNN, transmeton DTV.

Kujtojmë se të hënën, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, ku si pasojë vdiqën mbi 5 mijë njerëz e lënduan mbi 21 mijë të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.