Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka i kërkoi kryeministrit Kurti që përveç kësaj, të ndahet edhe një shumë parash “për t’u solidarizuar me popullin turk”.
“Qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk dhe objekti i Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk”, tha Damka.
Pasi përsëriti ngushëllimet, Kurti tha se për ndriçimin e objektit të Qeverisë e mori iniciativën në mëngjes, ndërsa tha se do të flasë me ministrat se çfarë mund të bëhet më shumë.
“Unë sot qysh në mëngjes kam marrë iniciativë që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me pamjen e ngjyrat e flamurit të Turqisë e njëkohësisht edhe me ministrin Mehaj, me ministrin Sveçla, me ministrin Murati do të diskutojmë se çka mund të bëjmë shtesë për të ndihmuar njerëzit të cilët u goditën në mënyrë kaq tragjike e fatale nga ky tërmet i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.