/

Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes

Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi. Ata tashmë janë kthyer në Kosovë.

Kështu bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Ekipi ynë ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KOK, përcjell DTV.

Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar.

Tërmeti i shkallës 7.8 ballë e ka goditur Turqinë dhe Sirinë orët e para të së hënës.

Si pasojë e këtij tërmeti kanë vdekur mbi 7 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.