Mehaj: Kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së është duke realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit vdekjeprurës.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa pamje nga kontingjenti i FSK-së, teksa ka thënë se ata që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke operuar në provincën Hatay të Turqisë, në mbështetje të autoriteteve turke dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve që gjenden në gërmadha.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ministri Mehaj ka bërë të ditur se njësitet e FSK-së po qëndrojnë në rajonin më të goditur nga tërmeti, në Hatay-të të Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.