Arrestohet personi që vodhi kishën në Gjilan

Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë. E cak i kësaj vjedhjeje ishte një kishë në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në objektin e kishës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.