Pagat e shkurtit dalin sipas Ligjit të ri

Kuvendi i Kosovës, i ka thënë përfundimisht ‘Po’ koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave.

Me 63 vota për, kanë kaluar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për Vitin 2023.

Ky Ligj u votua në formë të përshpejtuar. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes opozitës e opozitës. Kjo e fundit, kërkonte që koeficienti mos të jetë nën 125 euro, me PDK-në që kërkoi që i njëjti të jetë 132 euro.

Kësisoj, pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Ri të Pagave.

Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro. Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

Janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.