Turqi: Babai me dy djemtë nxirren të gjallë nga rrënojat, më shumë se 76 orë pas tërmetit

Më shumë se 76 orë pas tërmetit shkatërrues të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre burra u nxorën të gjallë dhe të padëmtuar nga rrënojat në qytetin e Gaziantep pasi të afërmit dhe fqinjët iu kishin bashkuar operacionit për t’i shpëtuar.

Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati tetë-katësh në periferi të lagjes Ibrahimli të qytetit Gaziantep pasi ekipet e kërkimit i zbuluan në atë që kishte mbetur nga dhoma e tyre e jetesës.

Gruaja e Tabur, Ayer, është gjetur në kuzhinë pa shenja jete. Ekipet e shpëtimit tani po përpiqen ta nxjerrin trupin e saj nga rrënojat.

Më shumë se 100 njerëz jetonin në këtë ndërtesën tetëkatëshe dhe afërsisht një e katërta e banorëve ia dolën të shpëtojnë gjallë.

Omer Kocok, një i afërm i Taburëve, tha të mërkurën herët se kushërinjtë e tij ishin në gjendje të vinin kontakte me ekipet e shpëtimit përmes telefonatave celularë – duke u dhënë atyre indikacione për shenja jete.

“Ersin ishte ai që na thirri për ndihmë”, tha Omer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.