Lista Serbe: Kurti e vendosi Trajkoviqin në listë të pagave, me qëllim që ajo ta sulmonte Serbinë

Beograd, 22. februara 2012 - Direktorka Doma zdravlja u Gracanici Rada Trajkovic tokom duela. Novinska agencija Tanjug organizovala je Duel u podne na temu "Ko deli Srbe na Kosovu i Srbe u Srbiji povodom Kosova", na kome su ucestvovali direktorka Doma zdravlja u Gracanici Rada Trajkovic i predsednik opštine Kosovska Mitrovica Krstimir Pantic. FOTO TANJUG / MILOŠ JELESIJEVIC / tj

Lista Serbe i ka reaguar këshilltares së ministrit Rashiq, Rada Trajkoviq, e cila ka thënë se Serbia e drejtuar nga Vuçiqi është financuesja kryesore e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit dhe se serbët në Kosovë janë të frikësuar nga strukturat kriminale serbe.

Përmes një reagimi, Lista Serbe kanë thënë se Trajkoviqin e ka vendosur në listë të pagave kryeministri Kurti, me detyrën e vetme për të sulmuar shtetin e Serbisë, presidentin Vuçiq dhe Milan Radoiçiqin.

“Rent-a-Rada po mundohet me deklaratat e tij t’i njollosë fytyrën çdo serbi që i del në rrugë Kurtit në qëllimin për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore, duke mos e kuptuar se në fakt nuk flet për të tjerët por për veten”, thuhet në një reagim.

“Rent-a-Rada shqetësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sepse politika e tyre bazohet në luftën për interesat kombëtare serbe, për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për ruajtjen e interesave kombëtare serbe. Ndryshe nga ata, interesi i Rent-a-Rada është dobësimi i pozitës së popullit serb, shtypja dhe poshtërimi i serbëve dhe vazhdimi i persekutimit të serbëve si pjesë e planit të Aljbin Kurtit për të dëbuar serbët”, thuhet tutje aty.

Sipas tyre, Trajkoviq në luftën për çdo euro të Kurtit nuk zgjedh mjete, gënjeshtra e trillime.

“Gënjeshtrat, tradhtia e mashtrimet janë të vetmet atribute që Rent-a-Rada ia rekomandoi Kurtit ta merrte nën krahë dhe ta shpërblente me të ardhura mujore, të cilat populli serb i kupton mirë, prandaj i dha 0.02% të votave në zgjedhje dhe e dërgoi atë në historinë politike”, theksohet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.