Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Azem Jashanica” në Prishtinë, ku një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 19-vjeçare.
DTV mëson 21-vjeçari i dyshuar e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e goditur me grushte, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë në spital.
Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, burri i saj përveç dhunës edhe e ka ofenduar pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’.