Reagon Ministria e Ekonomisë për dridhjet e tërmetit në Kosovë

Ministria e Ekonomisë ka reaguar ndaj tërmetit që ka ndodhur në Rumani dhe dridhjeve që janë ndjerë edhe në Kosovë.

Përmes një njoftimi, ME ka njoftuar qytetarët që Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por që janë ndjerë lëkundje të shkaktuara nga tërmeti që ishte me epiqendër në Rumani.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 14.02.2023 në ora 14:16 sipas kohës lokale, Rumania është goditur me një tërmet me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII-VIII ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 40 kilometra”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga qytetarët e Kosovës, për shkak të fuqisësë tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km.

Ndërkaq, për këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i cili ka thënë se: “Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta, Në Kosovë nuk kishte tërmet”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.