Kuçi: Koalicioni LDK-PDK i “Zanzi-barit” nuk i bëri mirë demokracisë

Ish numri dy i qeverisë Thaçi, Hajredin Kuçi ka folur për koalicionin me LDK-në i njohur si “Koalicioni i Zanzi-barit”, për të cilin thotë se nuk i ka bërë mirë demokracisë në vend.

Kuçi u shpreh i bindur se të mos bëheshin bashkë aso kohe këto dy fuqi politike, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk do të kishte hapësirë t’i fitonte asnjë palë zgjedhje.

“Koalicioni PDK-LDK, nuk i ka bërë mirë demokracisë, i ka bërë mirë Kosovës. Unë jam i bindur që nëse PDK ose LDK të ishin njëra në pozitë e njëra në opozitë, nuk do t’i vinte rendi VV-së. Por, bashkimi i këtyre dy subjekteve politike krijoi hapësirë për një subjekt tjetër që do të ishte më ndryshe. Nuk ka dilemë që kish mujt me u bë edhe më mirë. Por, 20 vite të Kosovës, janë vite të arta, vite të lulëzimit, të lirisë, vite të ndërtimit, të infrastrukturës. Kur kemi hy në Kosovë më 1999, ka qenë e shkatërruar. Ne kur kemi hy në Qeveri më 2018, 14 shkolla kanë qenë në kontenjer”, u shpreh Kuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.