Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i cili u aksidentua të martën. I riu ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në spital.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell DTV.