Nis transformimi i monumentit “NEWBORN”

Transformimi i monumentit “NEWBORN”, ka nisur edhe këtë vit në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndryshe prej disa herëve të tjera, të mërkurën në mëngjes pak njerëz u panë duke punuar në këtë monument historik, raporton DTV.

Këtë vit, ngjyra e kaltër dhe e verdhë janë binomi i ngjyrave me të cilat ka filluar transformimi i sivjetshëm i simbolit të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, një qytetar, nuk u nda i kënaqur me punimet e sivjetme, me ç’rast tha se nuk i kupton as ngjyrat.

“Të drejtën me të thënë nuk po më pëlqen aq, më herët m’u ka dok më mirë, nuk di çka do të thonë këto ngjyra”, u shpreh ai për DTV.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.