Një oficer policie sulmon një të ri në Pogradec.
Mësohet se polici i identifikuar si Gjergji Riza, ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari, duke e goditur në ambientet e një pallati.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese dhe siç duket aty, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun.
Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.