/

Pritje të gjata për tu pajisur me pasaportë, në ARC arrijnë edhe 30 mijë materiale

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur dhënien e pasaportave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo pavarësisht kësaj, situata ende nuk është përmirësuar pasi që qytetarët duhet të  presin me muaj për të marrë dokumentin e udhëtimit.

Krejt kjo për shkak të aplikimeve të shumta që qytetarët kanë bërë që nga shtatori i vitit të kaluar (2022).

Burimet e DTV brenda Agjencisë për Regjistrim Civil kanë thënë se qytetarët që kanë aplikuar vitin e kaluar kanë nisur të pajisen me pasaporta, ndërsa ata që kanë aplikuar këtë vit do të fillojnë të pajisen nga 10 marsi.

Deri më tani janë bërë mbi 50 mijë aplikime për tu pajisur me pasaporta.

DTV ka dërguar pyetje në MPB për të marr një përgjigje rreth situatës së krijuar, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Agjencia për Regjistrimin Civil ka siguruar material deri në prill të vitit 2024 dhe zyrtarët e saj kanë deklaruar se do të marrin masa që të mos vije më deri të kriza.

Sot në ARC kanë arritur rreth 30 mijë materiale për pasaporta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.