Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) për nder të 53 vjetorit të themelimi të tij ka organizuar një ceremoni solemne, raporton DTV.
Kryeministri Albin Kurti tha se Universiteti është vend i prodhimit të dijës dhe themelimi i tij është gjithmonë një akt politik.
“Historia ne Universitet të Prishtinës e ndanë historin në dy epoka, në epokën e Kosovës pa Universitete dhe e dyta me Universitet. Universiteti mbushi 53 vjetë dhe sot jemi këtu për tu uruar këtë ditëlindjeje. Historia e Universitetit fillon me degën e historisë. Si vendi ku studiohet univerzalja. Themelimi i një Universiteti është gjithmonë edhe një aktë politikë”, tha Kurti.
Gjithashtu ai tha se të gjitha figurat e njohura akademika kanë kaluar nga bankat e këtij institucioni.
“Nuk ka akademik, politikan nga sanchaku e mali i zi që nuk ka kaluara nga bankat e UP-së. Edhe demostrat nuk mund ti mendojmë pa i lidhur me Universitetin. UP është vend i prodhimit të dijesë. Teksa zvoglojmë papunësin në vendin tonë nuk duhet të lëjojmë reduktim e vendeve në UP. Ne na duhet zgjerimi dhe thellësia dhe jo vetëm specializimi. Të bëhemi bashkë kështjell e fortë që na mbron të gjithëve kur sulmohemi”, tha Kurti.
Më këtë rast Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, duke falenderuar ata që kanë kontribuar në themelimin e UP-së tha se Universiteti ka një mision për të gjetur të vërtetën.
“53 vjet paraqesin një periudhë të papërfillshme. Duke ju falenderuar atyre që kanë bërë të mundur ndërtimin e kësaj bukurië, ne e shmangim një imagjinat se cfarë do të ndodhej pa të. Për tejë rolit më të gjërë, Universiteti ka një mision të gjeturit të vërtetës. Sështë ndonjë gjë e pa natyrshme sepse mendimi transformues ka rrënjë në Universitet”, tha ai.