Parlamenti i Studentëve të UP-së proteston kundër formimit të Asociacionit: “Asociacioni ndarje, ndarja luftë”

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka organizuar një marsh protestues kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, raporton DTV.

“Bashkë kundër Asociacionit”, “Asociacioni ndarje, ndarja luftë”, “Atdhe tjetër nuk kemi”, janë pankartat me të cilat protestuesit janë duke kundërshtuar formimin e Asociacionit.

Një numër studentësh e qytetarësh janë tubuar në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, ku pas pak do të marshojnë drejt shesheve të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.