Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Kështu kanë bërë të ditur burimet të DTV-së teksa kanë shtuar se propozimi për shkarkim do të bëhet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të enjten.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka mohuar lajmin për shkarkimin e Abazit, por ka shtuar se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.
“Në mbledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila.
Lidhur me këto raportime, mediet kanë kontaktuar Haki Abazin.
Duke mos e mohuar e as pohuar, Abazi tha se nesër do të njoftoheni përmes një konference për medie.
“Nesër te kuvendi në konferencë për shtyp, nesër në mëngjes”, tha shkurt Abazi.