Kroacia sot është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 ballë.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti goditi në orë 09:47, në thellësi 10 kilometra, 36 kilomtera larg qytetit Rijeka.
Tërmetet janë shpeshtuar kohëve të fundit, që nga ai vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë, më 6 shkurt. Të martën Rumania po ashtu u godit nga një tërmet, dridhjet e të cilit u ndjenë edhe në Kosovë.