Dreshaj i AAK-së: Deklarimet e Abazit ishte befasuese, ofroi dëshmi për rastin Dehari

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dereshaj, ka thënë se deklarimet e Haki Abazi, për rastin Dehari, ishin befasuese pasi i njëjti ofroi dëshmi, raporton DTV.

Sipas tij, Prokuroria është duke u marrë me këtë çështje dhe se ky proces nuk duhet të politizohet.

“Ky proces nuk duhet që të politizohet në këtë fazë, për shkak se prokuroria është duke u marr me rastin dhe çdo prononcim i joni do ta pengonte këtë proces. Prononcimi i Abazit ishte një prononcim mjaftë befasuese sepse ai ofrojë edhe dëshmi dhe unë mendoj se ato dëshmi duhet ti dëshmoj edhe në prokurori ku tashmë ai është i ftuar bashkë me ministren”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.