MSh, Oda e Mjekëve dhe ajo e Infermierëve përkujtojnë profesionistët shëndetësor para Obeliskut në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu dhe ai i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi, kanë përkujtuar profesionistët shëndetësor të rënë në krye të detyrës, raporton DTV.

Në obeliskun e ndërtuar para hyrjes kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u tha se kontributi i profesionistëve shëndetësorë ndër vite ka qenë i madh.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se i kujton të gjithë mantel-bardhët të cilën dhanë jetën në vendin e tyre të punës edhe gjatë kohës së pandemisë.

“Gjendemi këtu për të dhënë një mirënjohje të thellë për profesionin e mjekut dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor të cilët pavarësisht kushteve në të cilat ka kaluar shteti jonë gjith këto dekada kanë qenë në krye të detyrës jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë intelektual duke kontribuar pra në shtetndërtimin e këtij vendi. Në anën tjetër duke i kujtuar të gjithë ata që edhe e kanë dhënë jetën në vendin e tyre të punës por edhe në rastin e fundit të pandemisë ku një pjesë e mantel-bardhëve, mjek dhe infermier e farmacistë, humbjen jetën në përballje me pandeminë”.

“Çdo herë prapë në krye të detyrës duke u përkujdesur përshëndetin e qytetarit, prandaj përkulemi sot para këtij obelisku po në anën tjetër përkulemi edhe para asaj që kanë bërë të gjithë profesionistët shëndetësor e në anën tjetër në këtë grup që jemi bashkë me odat e profesionistëve edhe për të dhënë një mesazh të fortë se qëndrojmë pranë dhe me profesionistët shëndetësor qoftë për përmirësimin e kushteve të punës së tyre qoftë në angazhimin e tyre human që e bëjnë çdo ditë”, tha Vitia.

E kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka folur për kontributin e mjekëve dhe infermierëve, duke shtuar se është me rëndësi që të punohet për sistem më të mirë shëndetësor.

“Nderimi para rendësve tonë, kontributi i tyre, sakrifica e tyre është një ndër për organizatat dhe një nder për secilin individ që mundohemi së paku që të përmirësojmë edhe të vazhdojmë punën sa me të mirë dhe besoj që ne si organizata profesionale bashkë më ministrinë ë shëndetësisë do të mundohemi ta bëjmë një gjë të tillë, më të mirën që dimë, më të mirë që mundemi dhe me rëndësi është që të jëmi bashkën dhe të punojmë për të mirën e individit si personel shëndetësor të sistemit shëndetësor dhe të shtetit si kulm i të gjitha këtyre të mirave”, tha Sejdiu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.