Kosova nesër feston 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa në Prishtinë ndihet fare pak atmosfera festive. Ndryshe nga vitet e kaluara, sot në sheshet kryesore të kryeqytetit nuk shihet as edhe një flamur shtetëror, raporton DTV.
Mungesa e flamujve në kryeqytetin e shtetit, i cili më 17 Shkurt mbush 15 vjet, nuk i ka pëlqyer Qamil Hajdarit. Ai ironizon me arsyen e mundshme.
“Nuk i kanë qitë se me siguri kanë fjetë e i kanë harru!”
“Duhet me i qitë. Gjithmonë i kanë qitë; flamuri kombëtar për 28 Nëntor, tash edhe për këtë ditë që e kemi pritë me hasret të gjithë i madh e i vogël kemi sakrifiku shumë, kemi luftuar për këtë ditë e mos me i qitë unë s’e shoh të arsyeshme kurrqysh”, u shpreh Hajdari.
“Nëse vendosen pasdite nuk është vonë nëse arrijnë me u dok deri në mëngjes, por nuk besoj pasi nuk ja kanë nisë as pasdite”, u shpreh ky qytetar.
Ndërsa një tjetër, mendon se vendosja e flamujve do të bëhet deri nesër.