Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas akuzave goxha të ashpra që sot deputeti Haki Abazi ia atribuoi asaj, të enjten para gazetarëve.
Ligjvënësi nga Ferizaj, Haki Abazi e ka cilësuar Kusari-Lilën si “çadra e Gadafit”.
Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi.
Kësisoj, Kusari-Lila e kontaktuar nga DTV i ka quajtur tërësisht të parëndësishme këto deklarata të Abazit.
“Nuk e komentoj fare si deklaratë. Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo shkurtimisht.
Këto akuza të Abazit karshi ish-ministres Kusari nuk janë të vetmet. Ai edhe më parë kishte hedhur kritika ndaj saj.
Madje, ai e kishte kritikuar atë se “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.