Kuvendi i Kosovës mban dy seanca këtë javë

Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca, të mërkurën dhe të enjten, raporton DTV.

Mes tjerash, Kusari-Lila tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të quhet i dështuar pasi që ky proces është ende duke vazhduar.

“Përderisa ka dialog, ka proces, këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojë dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ashtu siç duhet që të jenë.

“Trajtimi i raporteve më mes Kosovës dhe ShBA-së, këto raporte janë raporte siç duhet që të jenë. Janë të ndarë ligjvënësit dhe ekzekutivi. Kosova ka pasur nder vite kontakte më kongresmen dhe senatorë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.