/

KRU “Prishtina” me njoftim për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit.

Përmes postimit ata kanë treguar edhe disa hapa për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit.

Hapat që KRU bën thirrje të ndiqen janë:

– Paguaj faturën e ujit!

– Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion!

– Tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android!

– Aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj!

Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj.

Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.