Shoqata e Bankave të Kosovës , ka njoftuar se në emër të sektorit bankar të Kosovës, sot ka ndarë një fond për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.
“Ndihma jonë është shumë modeste duke marrë parasysh madhësinë e tragjedisë, por është një gjest i solidarizimit tonë me njerëzit e prekur nga ky tërmet që ndodhi në Turqi. Falenderojmë bankat anëtare që kontribuan për këtë iniciativë humanitare”, njofton Shoqata e Bankave të Kosovës.