Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Takim i rëndësishëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë sot se është e rëndësishme dhe inkurajuese qësë shpejti do të mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel ku do të diskutohet edhe propozimi evropian.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, tha ai.

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.