Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi ka tentuar që ta martojë pa dëshirën e saj një grua, me shtetësi të huaj.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në strehimore.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Trafikim me njerëz”.