Filipo Deminiqes, për dëshmitarin 401, ka konfirmuar se ka dhënë deklarata të rrejshme në të kaluarën, ka të shkuar penale, por se sipas tij, mbetet fakt se ka qenë viktimë në rastin ku po akuzohet Pjetër Shala. Fillimisht, ai tha se për këtë dëshmitar thuhet se nuk është i besueshëm dhe se ka dhënë dëshmi të rrejshme në të kaluarën.
Ai tha se i njëjti ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën, ka dhënë deklarata të rreme inkriminuese dhe më pas ka shpjeguar se pse ka dhënë dëshmi shfajësuese, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Dëshmitari do të trajtoj këtë çështje, do e keni përpara dhe do kemi mundësi t’i bëni pyetje të drejtpërdrejta atij. Dëshmitari ka histori penale, ZPS nuk e mohon këtë por mbetet fakt që ka qenë viktimë në fabrikën e përpunimit të metalit në Kukës”, tha prokurori.
Sipas Deminiqes, historiku i tij penal nuk do të thotë se nuk meriton drejtësi.
dhënë shumë dëshmi ndër vite, në deklarata në mënyrë konsistente ka implikuar të akuzuarin në keqtrajtimin e tij dhe e ka akuzuar për kryerje të krimeve tjera në fabrikën e metalit në Kukës”, tha prokurori. Sipas tij, i mbetet gjykatës të vendos nëse do i besoj këtë dëshmitari si dhe shtoi se vet Shala sipas tij në deklaratat e tij që janë dhënë më herët vet e që janë objekt i Gjykatës së Apelit, ka pranuar se ka rrahur këtë dëshmitar dhe të tjerë dhe ka treguar se pse i ka rrahur.
Prokurorja thotë se njërit nga të ndaluarit iu kërkua të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë dhe kishte përdhunuar gra .
Njëra nga prokuroret e rastit të Pjetër Shalës, ka deklaruar se njërit nga të ndaluarit, që është dëshmitar, iu kërkua të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua të këndonte një këngë serbe. Ajo tha se të ndaluarit ishin shqiptarë, disa prej tyre me etni rome, të cilët nuk morën pjesë në luftime, ku disa edhe kishin mbështetur UÇK-në, raporton “Betimi për Drejtësi”. Për dëshmitari 04733, tha se shkonin te shtëpia e tij, duke u munduar të rrëmbenin atë dhe në mes të majit 1999, policia e UÇK-së arriti të bënte këtë dhe e mbajtën 3 ditë e më pas dorëzuan te i akuzuari së bashku me ushtarë të tjerë të UÇK-së për ta transferuar në Kukës. Sipas prokurores, e dërguan në fabrikë në mbrëmje vonë me 20 maj 1999 ose rreth kësaj date, ku u dërgua në ndërtesën e komandës.
“E vendosën në një qeli të improvizuar, të ngushtë dhe pa dritë natyrale. Ai aty u takua me dëshmitarin 01488, i cili kishte ditë që mbahej në të njëjtin qeli në Kukës. Natën e mbërritjes të 04733 në Fabrikën e Metalit atje, ishte nata ku ndodhën rrahje brutale në ndërtesën e komandës dhe janë raportuar nga viktimat në këtë çështje”, tha ajo. Sipas saj, menjëherë pasi u dërgua në qelinë e tij, u dërgua në një tjetër dhomë në ndërtesën e komandës, ku u takua nga një grup ushtarësh të UÇK-së përfshirë këtu të akuzuarin, iu kërkua të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua të këndonte një këngë serbe. Tutje, u tha se më pas vijuan ta rrahin me shufra, shkop bejsbolli, shufra prej gome, shufra tjera dhe një pjesën e pasme të revolverit. Ai tha se e dogjën me cigare, i hodhën në plagë kripë dhe i thyen dhëmbët, rrahën në mënyrë brutale derisa humbi ndërgjegjen, derisa kur mori ndjenjat ishte i lagur nga uji, ndërkohë që e rrahura vazhdoi.
të ndaluar të tjerë filluan të silleshin në dhomë, ku dy prej dëshmitarëve e gjetën 4377 të mbuluar me gjak dhe kanë parë me sytë e tij rrahjet që vazhdonin, nga i akuzuari dhe bashkëpunëtorët e tij”, u tha nga prokurorja, ku u tha se njërit nga të ndaluarve iu kërkua të rrihte këtë viktimë dhe kur nuk pranoi ta bënte, e rrahën atë shumë ashpër. Sipas prokurorisë, pasi mbaruan me të rrahurën e 4377, e tërhoqën zvarrë pasi nuk mund të ecte e se në korridor vazhduan keqtrajtimet.
“Rrahja e të tjerëve, përfshirë dëshmitarin e gjykimit dhe viktimës së vrasjes vazhduan paralelisht”, tha ajo, ku u tha se i akuzonin se kishin lidhje personale ose profesionale me individë serbe ose institucione serbe, ku rrahjet zgjatën deri të nesërmen në mëngjes. Prokuroria tha se ndërtesa e ndalimit kishte tre dhoma, ku dy përdoreshin për mbajtjen të ndaluarve. Sipas saj, dhoma ruhej me armë nga ushtarët e UÇK-së dhe të ndaluarit nuk mund të largoheshin nga dhoma, me përjashtimin e 4 prej tyre, të cilët u detyruan të bënin punë me forcë dhe të pastronin tualetet e pista e ngarkonin e shkarkonin kamionët që vinin për UÇK-në në fabrikë. Sipas saj, gjatë rrugës për tualet, ngacmoheshin nga ushtarët e UÇK-së, kur njëri u përpoq ta godiste me thikë njërin nga të ndaluarit. “Dhoma e ndalimit nuk kishte orendi, nuk kishte as krevat e as dyshek, të ndaluarit mundoheshin të flinin të shtrirë në mur ose në dysheme me rërë. Ata merrnin ujë për të pirë, ushqimi ishte i pakët dhe nuk morën kujdes të përshtatshëm mjekësor ose nuk morën fare kujdes mjekësor”, tha prokurorja.
Sipas saj, disa viktima u lanë me një anë dhe iu nënshtruan lëndimeve të rënda.
“I akuzuari personalisht ka marrë pjesë në keqtrajtimin e një dëshmitari në të paktën 10 raste të veçanta, gjatë njërit prej tyre dëshmitari i gjykimit 401 ju tha që të vishte një jelek kundër plumbi dhe u qëllua në drejtim të tij duke e lënë 401 me traumë, me dhimbje dhe me vështirësi në marrje në frymë. Një i burgosur nuk mbijetoi, nuk i mbijetoi ndalimit dhe torturës që pësoi në Kukës”, tha ajo.
Ai u tha se me 4 qershor 1999, viktima e vrasjes dhe dëshmitari 401 u morën nga dhoma ku mbaheshin, u rrahën në mënyrë kafshërore dhe qëlluan nga një anëtar i UÇK-së, ku viktima e vrasjes u qëllua në këmbë dhe ju dha vetëm kujdes bazë mjekësor, ku personeli i UÇK-së refuzoi ta dërgonte në spital dhe në vend të kësaj vazhduan të përçmonin dhe kërcënonin atë. Sipas prokurorisë, për rrjedhojë viktima vdiq për shkak të këtyre keqtrajtimeve ose me 5 qershor 1999 ose rreth kësaj date. “Gjatë këtij gjykimi do të prezantoheni me deklaratat e personave që kanë mbijetuar nga ndalimi i tyre në fabrikën e metalit në Kukës”, tha ajo, ku tha se ata u liruan për shkak të lidhjeve personale ose janë liruar nga KFOR-i gjerman në shtator 1999”, tha tutje ajo Derisa tha se dëshmitari 4733 u lirua për shkak të interferimit të agjencisë së inteligjencës shqiptare, ku tha se familja e tij nuk e ka njohur të njëjtin pasi u lirua, dhe se kishte plagë që i kishin ngelur nga keqtrajtimi, ishte i palarë, i mbuluar me gjurmë gjaku dhe kishte humbur shumë peshë, që ka pësuar lëndime fizike dhe psikologjike, të cilat vazhdojnë për gjithë jetën e tij.
e familjes përshkruajnë se si një herë dëshmitari 4733 u kthye tek ta dhe se si kanë parë me sytë e tyre shenjat e keqtrajtimit që kishte pësuar dhe dëgjuar në mënyrë të drejtpërdrejt nga dëshmitari makthin që u ka ndodhur dhe do të dëshmojnë lidhur me efektet e ndalimit të tij në Kukës dhe barrën që i ishte shkaktuar të gjithë familjes”, tha prokurorja. Po ashtu u tha se një pjesë e dëshmive të dëshmitarëve janë dhënë nga dëshmitarë që nuk mund të deklarojnë në gjykatë ose pasi kanë vdekur ose pasi nuk janë në gjendje të përshtatshme të deklarohen në gjykatë. Por, u tha se të njëjtat mbështeten nga dëshmitarët që do të vijnë në sallën e gjyqit. Prokurori Filipo Deminiqes, tutje tha se provat do të tregojnë se i akuzuari është përgjegjës për veprat penale, për të cilat akuzohet, personalisht, dhe se po ashtu si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, si ndihmues e po ashtu inkurajues. Sipas prokurorit, i akuzuari kishte nofkën “Ujku” dhe se kur ishte në veprim bënte tinguj si të ujkut.