Osmani: FSK-ja mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nderuar Kontigjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që u angazhuan për kërkim-shpëtim në Turqi me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Osmani vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë.

“Sot nderova Kontigjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të angazhuar në misionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Turqi me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për trimërinë, guximin e sakrificën e pashoq për shpëtimin e jetëve të njerëzve të prekur nga tragjedia e tmerrshme e tërmeteve në Turqi”.

“Forca jonë e Sigurisë mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.