Milaim Zeka ‘zbulon’ dy arsye pse Haki Abazi është përplasur me krerët e LVV-së

Gazetari dhe analisti politik Milazim Zeka, në emisionin n’Pikë në DTV, thotë se ‘shëprthimi’ që tash bëri Haki Abazi kundër Qeverisë dhe LVV-së është minimumi i përplasjeve që ka pas brenda tyre.

Zeka paralajmëron se Haki Abazi ka me folë shumë, ka me thanë shumë dhe ka çka me thotë.

Zeka njofton se Abazi i ka kërkuar duel ballë për ballë Albin Kurtit.

Sipas informacioneve të Zekës, njëra prej temave kryesore që është përplasë Haki Abazi me krerët e LVV-së është orientimi perëndim-lindje.

Zeka shprehet se Haki Abazi është i orientuar kah perëndimi, kurse krerët e LVV-së përpos që kanë marrë ndihma nga rrymat ekstremiste të lindjes janë të orientuar nga lindja.

Sipas tij, ata edhe i kanë dhanë hapësirë radikalistave islamik politik, jo atyre që besojnë në Zot, por radikalistave islamik që i ka shndërruar Albini në instrument politik për t’i sharë dhe lincua njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.