Grumbullohen afër 400 mijë euro në Fondin Emergjent pas vërshimeve në Skenderaj

Janë bërë disa javë nga reshjet e shiut, që shkaktuan vërshime në disa qytete të Kosovës. Në Komunën e Skenderajt këto vërshime kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas kryetarit të komunës, Fadil Nura, dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, për tu dalur në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet është krijuar Fondi Emergjent i Vërshimeve, ku sipas njoftimit të Komunës së Skenderaj, deri më tash janë grumbulluar afër 400 mijë euro.

Përmes njoftimit të Komunës së Skenderajt, është bërë e ditur publikimi i emrave të njerëzve vullnet të mirë, bizneseve dhe klubeve të ndryshme, të cilët kanë vazhduar të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve.

“80,751.62 euro janë dhuruar nga data 6 deri me 21 shkurt, kurse totali i përgjithshëm i fondit ka arrit 383,311.33 euro”, thuhet në njoftimin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.