Murati kërkon për herë të tretë miratimin e marrëveshjes me Fondin OPEC: Lini anash inatet politike

Ministri Hekuran Murati ka sjellur për herë të tretë në votim Marrëveshjen me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, raporton DTV.

Sipas Muratit kjo marrëveshje mundëson reformat në skemat pensionale dhe sociale, në vlerë prej 47 milion euro.

Ai kërkoi përsëri nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje mundëson reformat në skemat pensionale dhe sociale. Në vlerë prej 47 milion euro kjo marrëveshje është lidhur me Bankën Botërore. Arsye pse po e sjëll për herë të tretë, është se e konsiderojmë të rëndësishme. Janë më mijëra familje dhe qindra pensionistë që presin që kjo marrëveshje të kalojë. Po të ishte një marrëveshje e thjeshtë nuk do të kisha sjellur për herë të tretë. Të lihen anash inatet politike”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.