Mblidhet Kuvendi, pritet të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Të enjten Kuvendi Kosovës, do të mbajë seancën plenare nga ora 10:00. Kjo është seanca e dytë për ketë javë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare.

“Ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë seancë pritet edhe votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po ashtu gjatë kësaj seance do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.