Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë një person me aftësi të kufizuara

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, ta punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

Sipas MFPT-së, punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat joqeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor, obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftim, transmeton DTV.

Tutje, ministria ka publikuar edhe numrin e llogarisë në të cilën mund të bëhen kontributet mujore në llogarinë e veçantë në Thesar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.