Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar është takuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, raporton DTV.
Në këtë komision u bë edhe Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Amendamenteve Kushtetuese, në të cilat janë bërë disa ndryshime.
Deputeti Adnan Rrustemi, i cili ishte kryesues për adaptimin e amendamenteve Kushtetuese, prezantoj punën që kanë bërë për ndryshimin e këtyre amendamenteve.
“Po informoj komisionin që grupi punues ka organizuar punën e tri punëtorive me bazë të gjerë me pjesëmarrje të institucioneve të tjera, organizatave dhe shoqërisë civile. Janë diskutuar gjerësisht këto draft amendamente dhe në fund po e paraqesim raportin përfundimtarë”, tha ai.
Kryetari i këtij komisioni Kujtim Shala, tha se në disa nen në rrafshin juridik sintaksor do të duhej që të kishte diçka shtesë.
“Ka dy gjëra e para teksti i Kushtetutës tonë është shumë i qartë. 25 amendamente që janë shtuar janë të qarat. Te këto amendamentet unë nuk e vërej atë shkallë saktësisë dhe kjo mund të krijoj pastaj probleme”, tha ai.
Deputeti Lekaj pyeti se një nen i cili parasheh se vendimi i kolegjit të apelit hynë në fuqi menjëherë dhe nuk lejon që të ketë ankesa në gjykata të rregullta, mund ta mohoj të drejtën për ankesë.
“A mos jemi pak diktator në atë që po ja mohojmë ankesën në Gjykata”, tha ai.
Rinor Hoxha, ekspert në Ministrinë e Drejtësisë, tha se ky propozim e ka kaluar edhe testin e Komisionit të Venecias.
“Ne paragrafin ku thuhet që vendimi i kolegjit të apelit është përfundimtarë hynë në fuqi menjëherë dhe nuk mund të ankimohet në gjykata e rregullat këtu, duhet të kihet parasysh që autoriteti i cili po krijohet me këto amendamente Kushtetuese është një lloj si Gjykate. Për atë arsye kanë vendosur kritere që anëtarët e autoritetit duhet që të jenë jurist të shquar me integritet më të lartë, është e njëjta se këta kandidat për anëtarë të autoritetit duhet ti plotësojnë kriteret e njëjta siç in plotësojnë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë. Mendojmë që është e drejtë për me parashtruar ankesa të gjykata e rregullta. Ky propozim e ka kaluar edhe testin e Komisionit të Venecias”, tha ai.
Në fund të kësaj mbledhje amendamente u votuan dhe iu dërgohen deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit.