Nagavci numëron të arriturat në arsim në dy muajt e fundit: Vëmendja është e madhe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka  prezantuar punën e ministrisë që ajo udhëheq gjatë dymujorit te parë të këtij viti, raporton DTV.

Ajo ka përmendur disa të arritura të Ministrisë, duke përmendur edhe fillimin e ndërtimit të Fakultetit të Shkencave Natyrore, Ligjin për Arsimin e Lartë, përurimin e disa objekteve të reja shkollore, si dhe ratifikimin e 3 marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi.

Sipas Nagavcit, konferencat nga kjo ministri janë shpeshtuar sepse vëmendja në arsim është e madhe.

“Me të drejtë kemi caktuar konferenca të rregullta sepse vëmendja është e madhe”.

“Dje bashkë me kryeministrin dhe përfaqësues të tjerë kemi vendosur gurthemelin për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Natyrore”.

“E dini se e kemi finalizuar ligjin për arsimin e lartë që tash gjendet në Kuvendin e Kosovës.  Ajo që ne kemi paraparë për këtë ligj  është se siguron vendimmarrje të pavarur dhe të pa ndikuar. Gjithashtu me këtë ligj përcaktohet financimi i institucioneve publike sipas përformancës. Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës, angazhimi është në disa fusha”.

“Kemi përuruar dy objekte të reja shkollore. E kemi edhe një objekt tjetër, deri sa javën e ardhshme do të jemi ne një fshat të Gjilanit ku do ta inaugurojmë një çerdhe”.

“Kemi edhe dy marrëveshje ndërkombëtare të Brukselit që u votuan dje në Kuvend të cilat mundësojnë lehtësira për studentët tanë. Ne jemi vendi i dytë që i kemi ratifikuar këto marrëveshje që janë shndërruar në ligje.”

“Në kuadër të aktiviteteve që kemi pasur në edukimin e hershëm, kanë përfituar institucionet publiko-private”.

“Kemi finalizuar dokumente të tjera. Kemi finalizuar gjatë këtij dy mujori dy udhëzime administrative për mësimdhënësit, i cili ka për qëllim përmirësimin e licencimit të mësimdhënësve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.