Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Hodonovc të Kamenicës i mori jetën një 33-vjeçari, ndërsa tre persona tjerë, përfshirë një foshnje 6-muajshe, mbetën të lënduar.
Viktima që mbeti i vdekur në vend është Albaton Emerllahu, 33-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.
Ndryshe lidhur me rastin tragji, ka dhënë detaje për DTV zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani për DTV.
Kujtojmë që ky është aksidenti i dytë me fatalitet brenda kësaj jave në Kosovë, pasi që të mërkurën humbën jetën katër persona në një aksident të rëndë në rrugën Ferizaj – Shtime, ndërsa mbetën të lënduar rëndë edhe dy persona tjerë.
Ndryshe, në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.