40 ditë paraburgim për futbollistin e Gjilanit, dyshohet për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditëve futbollistit të Gjilanit, Theophilus Solomon.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi se në vitin 2021 në Tiranë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit, meqë i dyshuari mund të arratiset i është caktuar masa e paraburgimit.

“I njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marrë leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.