KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë.
Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT.
Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15.
Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.