Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.
Në këtë takim është diskutuar për raportet në mes Kosovës dhe Turqisë.
Po ashtu është folur edhe për gjendjen në Turqi pas tëmetit shkatërrues.
“Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Ambasadorit Angılı i shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore”.
“Ambasadorin Angılı po ashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera”, ka thënë ai.