/

Çfarë i ndodhi Luizit? – Mjekët shkojnë në shtëpinë e “BBV” (VIDEO)

Sëmundja e Luiz Ejllit ishte çështja që përfshiu të gjithë disa javë më parë.

Ndonëse pas manovrimeve të produksionit ai u detyrua ta pranonte se ishte një gënjeshtër, sërish ka pasur nga ata që besojnë se artisti me të vërtetë vuan nga një sëmundje e rëndë.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe njëherë gjendja e tij mbrëmjen e djeshme. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.

Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.

 

Kujtojmë që produksioni i “Big Brother Vip” disa javë më parë bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “Prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.