/

Hidhet shorti në Kupën e Kosovës, spikat përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit

Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe anëtari i KE-së, Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë.

Ky rreth sjellë ndeshje mjaft interesante. Fituesi i edicionit të kaluar, Llapi do të ketë punë me Malishevën në “Zahir Pajaziti”, derisa Prishtina do të luajë si vendase përballë kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit.

Përballje joshëse pritet edhe në duelin Trepça’89-Gjilani, që do të luhet në “Riza Lushta”, teksa skuadra e Vushtrrisë ishte me fat në short, ngase si kundërshtar do të ketë skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin.

Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 15 mars.

Çiftet e çerekfinales
Trepça’89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani

Leave a Reply

Your email address will not be published.