Zëdhënësi i qeverisë:Aneksi i zbatimit të marrëveshjes që u publikua sot, i pasaktë

Zëdhënësi i Qeverisë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ankesi i zbatimit të marrëveshjes që u publikua sot në media, është i pasaktë.

Kryeziu ka shkruar në rrjete sociale se plani i zbatimit do të diskutohet në takimet e radhës.

“Raportimi për dokumentin, i referuar si Aneksi i Propozimit Evropian, është i pasaktë dhe i paqëndrueshëm. Për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në takimet e radhës. Do të kemi diplomaci fluturuese të emisarit Lajçakut në Prishtinë e Beograd dhe pastaj takim të shtatë të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarit Lajçak. Në takimin e djeshëm ka pasur dakordim për marrëveshjen bazë, e cila tashmë edhe është publike. Ajo që është pranuar, është vetëm ajo që është publikuar nga Bashkimi Evropian.”, tha Kryeziu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.