Ndër çmimet e dhëna në ceremoninë e FIFA-s, një vlerësim tepër i veçantë shkoi për legjendën e futbollit botëror, Pele, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmjen e 29 dhjetor të vitit të shkuar, pas problemeve të rënda shëndetësore.
FIFA vendoi të nderojë kujtimin e tre herë kampionit të botës si pjesë e kombëtares braziliane dhe për këtë arsye çmimi iu dorëzuar gruas së legjendës, Marcia Aoki.
Ndërkaq, çmimin gruas së Pele ia dorëzoi një tjetër emblemë e futbollit braziliani, ish-sulmuesi i “seleçaos”, Ronaldo Fenomeni.