Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.
Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt.
Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit.
Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.