“Ndihmo” fushatë humanitare për viktimat e Turqisë”

NJOFTIM! Shoqata e Studentëve të Diplomuar në Turqi (TUMED), me datën 20 shkurt 2023 ka filluar një fushatë donacioni për mbështetjen e viktimave të tërmeteve katastrofike që goditi në një masë të madhe Turqinë. Me anë të kësaj fushate, shoqata jonë ka siguruar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Telekomi i Kosovës, që do të mundësoj realizimin e këtij donacioni të dhurimit për përkrahjen me SMS në Republikën e Kosovës e cila planifikohet të jetë një shumë simbolike prej një (1) euro. Për të kontribuar në këtë donacion, ju mund të dërgoni SMS me tekst “NDIHMO” në numrin 55554. Duke u bërë pjesë e kësaj donacioni, ju mund të bëheni shpresë e viktimave në vendet e prekura nga tërmeti. Mjetet e grumbulluara do të dhurohen drejtpërdrejtë në institucionin shtetëror Turke, AFAD – Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. #TëShërojmëPlagëtsëBashku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.